Darmend Keli, autori i vrasjes së Amarildo Hoxhallarit është paraqitur i penduar sot në gjykatë. Ai deklaroi se nuk ka dashur ta vrasë.
“Nuk doja ta vrisja, as nuk e thërrita për të kryer ndonjë veprim të tillë. E pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi bashkëshorten time. Përdori një fjalor fyes dhe denigrues dhe më qëlloi me grusht. E kam kryer veprimin në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike. E kam goditur disa herë në krah dhe pastaj kam ikur në shtëpi. Jam i penduar, nuk kam dashur ta vras”.
Pas ngjarjes Ardi Marishta dhe viktima Amarildo Hoxhallari janë larguar me motorr 500 m. Hoxhallari ka rënë nga motorri pa jetë. a.b











