Një amerikan në Tiranë vrau gruan, dy qentë dhe më pas vari veten në litar. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Valbona në një shtëpi ku ata banonin me qera.
Matthew James Wertz, lindur më 1971 ka vrare 2 qentë dhe gruan Indah Lilis Sartika Saragih ndërsa më pas ka vare veten.
“Në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k











