Një 55 vjeçar vdiq papritur në një lokal në Vorë pak pas mesit të natës.
“Më datë 18.08.2024, rreth orës 00:30, në një lokal në Vorë, ka ndërruar jetë dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











