Një apartament u përfshi nga flakët në Lushnjë pasi ishte harruar ndezur një furrnelë.
“Rreth orës 09:30 në banesën e shtetasit N. D., në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Kadri Qystri”, dyshohet se si pasojë e lënies ndezur të sobës së gazit për gatim, banesa është përfshirë nga flakët.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi policia e Lushnjës.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve. a.b











