Prangosja e Alban Berishës, kunatit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u pasua me pezullimin e 7 policëve që “guxuan” për një veprim të tillë. Nga ana e Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ka filluar procedimi dhe hetimi për sjelljen e policëve.
Policët e pezulluar
Vladimir Laska, shefi i njësisë Shqiponja
Shkëlzen Metushi, Komandant i grupit të Njësisë Shqiponja
Artan A., efektiv i njësisë Shqiponja
Julian B., efektiv i njësisë Shqiponja
Haki D., efektiv i njësisë Shqiponja
Indrit M., efektiv i njësisë Shqiponja
Luan A., efektiv i njësisë Shqiponja











