5 persona u plagosën kur dy makina u përplasën sot në Qafë Thanë.
“Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.
Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital”, njoftoi policia e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. r.k











