Vihet në pranga një 33-vjeçar i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës.
Sekuestrohen 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje. U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ky person dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje. a.b












