Olta Gixhari ka fituar gjyqin me një kompani reklamash. Sipas padisë, Olta Gixhari bëri reklamën e disa produkteve për telefoninë, por kompania kontraktuese, nuk i dha paratë!!!
Gjyqi ka zgjatur rreth një vit.
Sipas vendimit, gjykata pranoi pjesërisht kërkesë padinë.
Gjykata vendosi:
– Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creative’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta GIXHARI shumën prej 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) Euro bruto si detyrim që rrjedh nga kontrata e shërbimit datë 24. 09. 2014 e lidhur midis paditëses dhe palës së paditur;
– Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creativ’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta GIXHARI kamatëvonesat mbi shumën bruto 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) Euro, për çdo ditë vonesë në ekzekutimin e detyrimit sipas normave të interesit bankar vjetor të depozitave në Euro të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, duke filluar llogaritja e interesave që nga data 15.01.2016, datë e letër kujtesës së përmbushjes së detyrimit kontraktor, deri në ekzekutimin përfundimtar të këtij detyrimi.
DRONI.al












