• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deklarata e Berishës: Nuk kishte reformë e as marrëveshje Rama-Berisha. Cilat janë argumentat e kreut të PD

droni by droni
27 July, 2024
in Kryesore, Politika
0
“Nga 50 urdhërarreste, u kapën vetëm 5 roje, magazinier, furnitor. Bosat u lajmëruan”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha ka shpjeguar sot vendimet e Kuvendit për 2 cështje që lidhen me zgjedhjet duke theksuar se nuk ka marrëveshje dhe as reformë zgjedhore por veçse zbatim të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me votën e emigrantëve dhe herësin.

Sipas Berishës zvogëlimi i herësit dhe dy listat e deputetëve, ajo e mbrojtur dhe ajo preferenciale mundësojnë daljen nga ky proces të afro 40 deputetëve nga 3 që dolën në zgjedhjet e vitit 2021 përmes votimit preferencial.

Deklarate e Kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha:

“Nuk ka patur Reforme Zgjedhore, por vetem zbatim te vendimeve te Gjykates Kushtetuese”
Të dashur qytetare dhe qytetarë mirëdita.
Me këtë mesazh dëshiroj t’ju përshëndes dhe t’ju informojë çdo njërin prej jush sa vijon. Gjatë dy ditëve të fundit ju keni dëgjuar qindra e qindra herë të shqiptohet dhe lakohet fjala ‘Reformë Zgjedhore’ apo pakt marrëveshje Berisha-Rama etj. Lidhur me këtë zhurmnajë të madhe ju deklaroj sa vijon:
Së pari të gjithë ata që bejnë fjalë për Reformë Zgjedhore në këtë rast mashtrojnë me qëllim apo janë vetë të mashtruar. Nuk ekziston absolutisht asnje marreveshje lidhur me reformën zgjedhore. Ndryshimet e votuara në Parlament në Kodin Zgjedhor nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me Reformën Zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në Shqipëri. Pra nuk është trajtuar asnjë pikë e vetme e rekomandimeve të OSBE ODHIR.
Së dyti dy problemet e trajtuara nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe të votuara mbrëmë në Parlament nuk kanë asnjë lidhje me reformën zgjedhore të rekomanduar nga OSBE ODHIR, por vetëm me zbatimin e 2 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht për:
1. Votimin e shqiptarëve jashtë shteti, një e drejtë kjo themelore Kushtetuese për çdo shtetas shqiptar. Ky votim ka qenë premtim solemn publik i kahershëm para vitit 2013 dhe pas vitit 2013 i Partisë Demokratike. Ne jemi vendi i vetëm në Europë në të cilin bashkatdhetarët tanë jashtë vendit nuk votojnë dhe kjo vetëm e vetëm sepse Edi Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë dhe kategorike këtë të drejtë Kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendi. Lobimi I fuqishëm I aktivistëve të diasporës për këtë të drejtë dhe vendimi I Gjykatës Kushtetuese pas padisë së tyre në favor të votimit të shqiptarëve jashtë vendit, detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga kundërshtimi kategorik I votës së shqiptarëve jashtë vendi. Megjithëkëtë ai ishte për një votim me përfaqesues të tyre me proporcion dhe të realizuar nëpërmjet portalit e-albania dhe Postës Shqiptare. Kurse Partia Demokratike në bashkëpunim me përfaqesuesit e diasporës për Shqipërinë e lirë ishte për votimin e shqiptarëve jashtë vendit për kandidatin që duan në zonën nga e cila ata janë larguar. Siç kërkohet edhe nga vetë ata. Në këtë proces Edi Rama kërkonte që çdo operacion të kryhej nëpërmjet portalit tashmë të shqyer dhe të manipuluar e-albania dhe Postës militante Shqiptare. Të gjitha këto u rrëzuan dhe u vendos që për këto qëllime të kontraktohet një postë serioze ndërkombëtare, e cila nuk do sjellë asgjë në postën shqiptare, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Mendoj se me këtë akt merr fund një dhunim masiv I të drejtës Kushtetuese të votimit të qytetarëve shqiptarë të cilët sot janë ndoshta më shumë jashtë vendi se në Shqipëri dhe që shprehte padyshim një reminishencë të qendrimit politik ndaj shqiptarve jashtë vendi të regjimit hoxhist. Me këtë akt PDSH si parti e lirive dhe të drejtave te shqiptarve realizoi një premtim dhe objektiv madhor të saj të shpallur publikisht me dhjetra e qindra herë. Po ju rikujtoj këtu se në mënyrën më të përsëritur kam deklaruar ne emër të Partisë Demokratike se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje pa pjesmarrjen e emigracionit dhe diasporës në procesin zgjedhor dhe kjo tashmë është e sanksionuar në Kodin Zgjedhor të vendit. Mendoj se ky është shërbimi më minimal që mund t’i bënim ne miliona shqiptarëve që u larguan nga ky vend, njohjen e të drejtave politike të mohuara në mënyrë antikushtetuese deri sot.
2. Vendimi i dytë I Gjykatës Kushtetuese kishtë të bënte me herësin. Kjo Gjynaktë ka vendosur që herësi prej 10 mijë votash që duhej thyer për të fituar një vend në Parlament jashtë listës së mbrojtur duhet të ishtë në proporcion në mënyrë që lista të ishte më e hapur. Po theksoj këtu Gjykata nuk vendosi heqjen e herësit, por të themi zvogëlimin dhe zbutjen e tij. Partia Socialiste propozoi që herësi të zbritej në 7 mijë vota kurse PD kërkoi heqjen fare të herësit, duke bërë kështu që vendet në listën e hapur të fitohen nga deputetët që kanë marrë nga qoftë edhe një votë më shumë se sa tjetri që renditet në listë para tij. Mendoj se ky akt është një hap I ri drejt hapjes. Në rast se në herësin qe ekzistonte më pare u futën gjithsej 3 veta që thyen herësin prej 10 mijë votash, me këtë sistem mundësia për tu future në parlament në këtë garë ekziston për 40 deputete. Nuk e mohoj ne kemi qenë për një përqindje më të vogël se 1/3 në listën e mbrojtur por natyrisht Partia Socialiste e cila pranoi heqjen e herësit nuk pranoi zvoglimin e kësaj përqindje në listën e mbrojtur. Sidoqoftë unë duhet të them dy fjalë këtu për spekullimin e tmerrshëm masiv që bëhet: deputetë të partisë-deputetë të popullit. Qesharake! Çdo deputet në listat e partisë është deputet I partisë, përndryshe ai e ka të lirë të jetë deputet i pavarur dhe ne bëm edhe për deputët e pavarur hoqëm pengesat e mëdha që ekzistonin më parë. Pra nuk ka deputetë te popullit dhe të partisë, e vërteta është ka deputetë të listave të partisë te vendosur në lista vetëm nga partia. Në përputhje me gjykimin e saj për pozicionin në këtë kontekst ne jemi absolutisht për një përqindje më të vogël, por theksoj se nga 43 vende në të cilat funksionojnë listat e hapura, janë vetëm 3 vende në të cilat listat janë të hapura plotësisht. Në 40 të tjera shkalla e hapjes së listave varion në përqindje të ndryshme. PD duke qendruar plotësisht për hapjen e listave nuk pranon kategorikisht të vendoset në asnjërin ekstrem të hapjes së tyre dhe këtë e konsideron qendrim publik politik të saj. Por theksoj se në qoftë se u futën 3 deputetë me herësin 10 mijë, pa herës shanset janë të futen edhe 43 deputet në Parlament nëpërmjet garës së hapur të listave të hapura.
Së fundi të dashur qytetarë dhe qytetare, theksoj përsëri se kjo nuk është Reformë Zgjedhore dhe se nuk trajton asnjë nga problemet madhore të zgjedhjeve në Shqipëri si: blerjen e votës, makinerinë elektorale të partisë shtet dhe përdorimin e të gjithë resurseve të saj njerëzore dhe logjistike, financiare për kontrollin e vullnetit të zgjedhësve, përdorimin për këtë qëllim të ushtrisë elektorale të patronazhistëve, manipulimin masiv të listave dhe përdorimin e bandave dhe vrasësve serialë për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Nuk adreson as simetrinë e plotë të institucioneve të procesit electoral, as dhe amnistinë kriminale të krimit elektoral nga ‘Skapi’ I partisë. Kjo reformë zgjedhore vendimtare për rikthimin e votë së lirë kërkon sakrifica, kërkon guxim, kërkon revoltën e çdo qytetari mbasi Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër përveç gjuhës së forcës. Ne nuk do mashtrojmë qytetarët shqiptarë. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka rotacion me votë dhe nuk mund të ketë. r.p

Previous Post

VIDEO/ Dritan Dajti shfaqet në Tiranë. Merr pjesë në varrimin e nënës

Next Post

Pas 24 orësh nxiret nga shkëmbinjtë alpinisti nga Kosova

droni

droni

Next Post
EKSKLUZIVE/ Gremina në Valbonë ku rrëshqiti tragjikisht  turisti 30 vjeçar gjerman dhe mjekë të Tropojës pikërisht në vendin e ngjarjes

Pas 24 orësh nxiret nga shkëmbinjtë alpinisti nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.