• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tabaku: Këto ndryshime nuk prekin problemin e zgjedhjeve, ndarjen e partisë nga shteti.

droni by droni
26 July, 2024
in Kryesore, Politika
0
Tabaku: Këto ndryshime nuk prekin problemin e zgjedhjeve, ndarjen e partisë nga shteti.
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, foli në lidhje me kodin e ri zgjedhor dhe votën e diasporës. Në fjalën e saj ajo nisi diskutimin që prej vitit 2009 ku kodi u ndryshua me lista të mbyllura për të shmangur kriminelët në parlament, por sipas saj ky qëllim nuk u arrit.

“Sot nuk kemi një reformë zgjedhore, sot jemi duke miratuar dhe ka mbajtur shënim disa ndryshime të cilat na janë diktuar nga Gjykata Kushtetuese. pra sot po miratojmë minimumin e mundshëm dhe në fakt ishte një mendim i mirë që të ndahej në dy faza reforma zgjedhore: ajo që kërkoi nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo që duhej bërë. “ u shpreh më tej deputetja e PD që analizoi faktin që asnjë nga rekomandimet e OSBE-ODIHR nuk janë trajtuar në këto ndryshime.

Kritike qe ajo ndaj opozitës, së cilës i përket, duke u shprehur që nuk punuam për një kod të ri zgjedhor në këto katër vite por humbëm duke miratuar ndryshime shpejt e shpejt.

“Po ne të gjithë zotit Gjiknuri kemi interesa politike këtu, që të gjithë. Po a ngrihemi dot ne secili mbi interesat tona politike e t’i ndryshojmë rregullat e lojës, edhe në qoftë se ato na prekin ne dëmin tonë? A është ngritë ndonjëherë ky parlament për t’i ndryshuar këto rregullaloje edhe kur na kanë prekur ne? “, tha Tabaku në fjalën e saj në Parlament.

Fjala e plotë e deputetes së PD, Jorida Tabakut:

Të nderuar kolegë, së pari më lejoni që të përshëndes një grup të rinjsh, të cilët kanë nisur një betejë prej vitesh për votën e diasporës që ndodhen sot në sallën e Kuvendit, një betejë të cilën disa prej deputetëve të opozitës, duke më përfshirë edhe mua. Ju bashkuam duke sjellë një draft ligjor përpara një viti ku kërkuam votën e diasporës, jo si një nder, as si një favor që e bën politika, as si një mëshirë që ne e japim me shpresën që mos bëhet Po si një detyrim kushtetues, të cilin politika duhet vetëm ta mundësojë dhe unë besoj që sot të gjithë e kemi pjekurinë dhe maturinë për të kuptuar që zgjedhjet nuk duhet të jenë as domenjë i askujt, por nuk duhet të jenë nga njëra anë as e drejta e një grupi të privilegjuar, të cilët vendosin edhe për ato që nuk janë këtu dhe kur them grupi të privilegjuar, referohem edhe deputetëve këtu. Së dyti, ashtu siç zoti Gjiknuri e tha qartë; Sot nuk kemi një reformë zgjedhore, sot jemi duke miratuar dhe ka mbajtur shënim disa ndryshime të cilat na janë diktuar nga Gjykata Kushtetuese. pra sot po miratojmë minimumin e mundshëm dhe në fakt ishte një mendim i mirë që të ndahej në dy faza reforma zgjedhore: ajo që kërkoi nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo që duhej bërë.

Ajo që duhej bërë, sot nuk është bërë. dhe ky dështim, që fat fatkeqësisht është në seancën e fundit të Parlamentit për një amendim të thelluar të Kodit dhe të kuadrit ligjor për zgjedhjet, në shkelje edhe të angazhimeve të marra nga mazhoranca. Në qershor të vitit dy mijë e njëzet, për mua është një dështimi i këtij parlamenti që po e mbyll këtë session fatkeqësisht, duke diskutuar si gjithmonë Kodin Zgjedhor ditën e fundit të sesionit, me një votim natën, ku qytetarët shqiptarë nuk është se do të marrin vesh shumë çfarë ndodh. Të nesërme, në vitin dy mijë e nëntë kur jam futur rishtas në politikë, unë kam qenë një zëvendësministre integrimi. Kam qenë politikë herët, në fakt që fëmijë që në vitin dy mijë e gjashtëmbëdhjetë e përfshirë strukturat e Partisë Demokratike duke e besuar dhe duke e menduar politikën si të vetmi një instrument për t’i ndryshuar gjërat dhe duke besuar dhe duke menduar që është më mirë që të jesh brenda e t’i ndryshosh gjërat nga brenda sesa nga jashtë. Në vitin dy mijë e nëntë u ndryshua Kodi Elektoral për të larguar nga parlamenti persona me rekorde kriminale një përpjekje që ishte fatkeqësisht e dështuar pasi pak vite mbas dy mijë e nëntës, në vitin dy mijë e pesëmbëdhjetë, në këtë Parlament si deputete, dy vite mbasi kisha hyrë në Parlament, ne votuam Ligjin e dekriminalizimit që tregonte qartësisht që ajo që u angazhuam në vitin dy mijë e nëntë nuk u realizua, të paktën ndër vitin dy mijë e pesëmbëdhjetë.

Të gjithë ne përballemi për ditë me njerëz, bëjmë fushatë elektorale, kontaktojmë qytetarë dhe ne e dimë se që nga viti 2009 e deri më sot, fatkeqësisht zgjedhjet kanë degraduar. Fatkeqësisht sot, nuk është as ajo frymë, as ajo atmosferë, as ai sistem që i ofron mundësinë qytetarëve që të kenë një demokraci pjesëmarrëse për këtë arsye që në krye të herës unë besoj që mos vullneti i mazhorancës për të ndryshuar sistemin, është elementi kryesor që ne duhej t’i kishim ofruar këtij Parlamenti dhe unë po jam për një sistem mazhoritar, një sistem qoftë edhe si ai që ishte përpara dymijëenëntës, një sistem ku secili prej nesh punën e tij, meritën e tij, angazhimin e tij ndaj qytetarëve nuk kishte mundësi ta testonte se kjo është demokracia, kjo është politika në fund ditës dhe ne sot këtë nuk po ia ofrojmë qartësisht prej vullnetit të mungesës të munguar nga mazhoranca, një ndryshim sistemi që do kishte krijuar mundësi ndryshe.

Po ne të gjithë zotit Gjiknuri kemi interesa politike këtu, që të gjithë. Po a ngrihemi dot ne secili mbi interesat tona politike e t’i ndryshojmë rregullat e lojës, edhe në qoftë se ato na prekin ne dëmin tonë? A është ngritë ndonjëherë ky parlament për t’i ndryshuar këto rregullaloje edhe kur na kanë prekur ne?

Fatkeqësisht kam vënë re një status quo, kam vënë re një mungesë në arsye që sa herë që është dashur që rregullat që na prekin ne e t’i ndryshojmë ne, nuk i kemi treguar as atë pjekuri, as atë maturi dhe sot jemi duke bërë minimumin e mundshëm. Atë që kërkon Gjykata Kushtetuese, që parlamentit mos ta mbylli sesionin me shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. por nuk po ofrojmë një reformë gjithëpërfshirëse, transparente, të diskutuar, të debatuar gjatë, e cila zgjidh disa nga problemet kryesore që të gjithë i kemi përjetuar në zgjedhje. Sot mbetet pa adresuar si rezultat i mungesës së vullnetit fakti që nuk ka një ndarje të partisë me shtetin, që ka përdorim të burimeve shtetërore, që ka influencë mbi votën, që ka mos ruajte të sekretit të votës dhe kur ju dëgjova ju me interes që përmendni raportin e OSBE ODIHR-it të dymijë e pesës pyetja ime është nga 2013 deri më sot, si ka mundësi që asnjë rekomandim i OSBE ODIHR-it nuk është realizuar. si ka mundësi që gjithmonë reforma zgjedhore nuk është diskutuar në Komisionit të Reformës Zgjedhore nga dy mijë e trembëdhjeta e deri më sot, por gjithmonë është bërë ndryshim jashtë Komisionit të Reformës Zgjedhore ndryshimet minutës së fundit. Kjo sigurisht është çështje e vullnetit politik që nuk e jep opozita. Kjo është çështje e vullnetit politik që e jep dhe duhet ta japë mazhoranca. dhe nuk e ka dhënë qartësisht deri më sot. E vërteta është që mbas zgjedhjeve dymijë e njëzet e njëshit nuk kishte prioritet tjetër për opozitën, përveç një reforme zgjedhore jo debat në Partinë Demokratike, jo sulmet të atyre që ndodhën e periudhë tranzicionit të Partisë Demokratike, por asgjë nuk duhet ta pengonte opozitën që mos ta bënte ndryshimet zgjedhore prioritet të parë të punës saj dhe ky sigurisht që është faji jonë dhe ju me të drejtë, me gjithë të drejtë mund të përdorni edhe debatin tonë, edhe diskutimet tona për të vënë fajin pikërisht në këtë ditë të fundit. Po është e pafalshme mungesa e vullnetit politik për ta ndryshuar sistemin dhe është e pafalshme mungesa e vullnetit për të marrë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për të parë orë si mund ta ndryshojmë ne?

Si mundet që në vitin 2013 ishin pesë kritere në procesin e integrimit dhe janë shtuar pesë të tjera që lidhen me reformën zgjedhore. Po si ka mundësi që të diskutojmë mbas tri viti tridhjetë vitesh tranzicion po të njëjtat probleme që diskutonim shumë vite më parë? si ka mundësi që të diskutojmë mbas tridhjetë vitesh tranzicion, po të njëjta çështje që të diskutonim tridhjetë vite më pare dhe ky shqetësim që shkon përtej politikës dhe që shumë kolegë tonë e ngritën, besoj që është një element kryesor për të cilin ky parlament ka faj që po e mbyll këtë sesion disa kolege zonja në këtë parlament kanë bërë një kërkesë për sa i përket kuotave të cilës jam bashkuar me shumë dëshirë. Besoj që në këtë moment ne duhet patjetër që të ofrojmë aq sa mundemi drejtësi në këtë që ka mbetur të ofrojmë drejtësi duke pasur parasysh që zonjat, ashtu si edhe zotërinj të funditës përballen me elektoratin, përballen me qytetarët, përballen me votuesit, përballen me zgjedhësit. Sigurisht në kushte të njëjta, ashtu si edhe edhe jo, por nga ana tjetër kushdo që bën fushatë jashtë Tiranës dhe unë kam provuar zgjedhjet e pjesshme të Dibrës, atje ku u bë tërmet në fakt se çfarë presioni, se çfarë intimidimi, se çfarë pushteti përdor në zona të cilat janë larg qendrës dhe duhet ofruar mundësi zonjave për një kohë edhe jashtë kësaj listës që ju keni rënë dakord pjesës së parë të listës.

Mendoj që ky është diçka e mirë që ne duhet t’i bashkohemi të gjithë përtej kahve të politikës, për të mos u zgjatur se ka shumë kolegë që duan të flasin sot. secili prej nesh duhet të ngrihet në lartësinë që na kërkojnë votuesit tanë, na kërkojnë qytetarët tanë, na kërkojnë në fund të ditës shqiptarët po ofrojmë votën e diasporës, që shpresoj të mos ngetet në letër, po të jetë mundësi që do të zbatohet nga vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Sigurisë Rregullatorit në këtë rast por duhet që t’i ofrojmë qytetarëve edhe mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Për mua ka qenë një proces ky nga dymijëenjëzetenjëshi deri më sot një proces i cili nuk na ka bërë nder ne nuk i ka bërë nder as Parlamentit. Po zbatojmë minimumin e mundshëm? Po zbatojmë vetëm detyrimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet t’i japim njerëzve atë që kërkoj për falësimin. Faleminderit!

Previous Post

Dukatit i vidhet uji, banorët protestë në fshat, do bllokojnë edhe tynelin e Llogarasë

Next Post

GENC POLLO/ Listat e hapura një marrëzi e vërtetë

droni

droni

Next Post
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Listat e hapura një marrëzi e vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.