16 turistë shqiptarë u përfshinë sot në një aksident në Itali ndërsa po udjëtonin me një minibus.
Njgjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune në Katania të Italisë, sipas meridionews e cila saktëson se ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, në komunën e Santa Venerina.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 16 persona, njëri prej të cilëve u dërguar me helikopter drejt spitalit. Megjithatë, fatmirësisht asnjeri prej të plagosurve nuk është në gjendje të rëndë.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e defektit të sistemit të frenave të minibusit. a.b












