Foto Ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar të Vlorës. Një person ka mbetur i varrë, ndërsa nj tjetër është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një qendër bastesh sportive te “Rruga e Spitalit”.
Nga të dhënat paraprake mësohet se një person ka hapur zjarr me kallashnikov drejt lokalit të basteve, duke shkaktuar një të vdekur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe një të plagosur, i identifikuar si Krenar Runaj, 53 vjeç.
Mësohet se gjendja edhe e personit të plagosur është e rëndë.
Polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ende nuk ka një emër autori të mundshëm dhe motivi të këtij krimi.











