Nga disa kënde është filmuar momenti kir qëllohet ndaj ish Presidentit Donald Trump. Droni.al ka zgjedhur një video nga një prej pjesëmarrësve në miting, publikuar në faqen e tij në Facebook.
Kandidati për presidenti Donald Trump u qëllua me armë të shtunën në mbrëmje gjatë tubimit të tij në Butler, Pensilvani. FBI thotë se ishte një atentat.
Trump u qëllua nga një plumb i vetëm në pjesën e sipërme të veshit të djathtë, ndërsa forcat e sigurisë e mbuluan atë dhe e tërhoqën nga mitingu.
Një pjesëmarrës në miting mbeti i vdekur dhe po ashtu autori i atentatit u vra. a.b












