Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzon SPAK dhe ia kthen edhe njëherë për hetim Prokurorise së Posaçme kallëzimin e bërë nga Tedi Malaveci kreu i Dhomës së përmbaruesve për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, të cilin e kishte kallëzuar për “shpërdorim detyre”, lidhur me microkreditë.
Këtë të mërkurë gjyqtarja Flora Hajredinaj pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e ccështjes ndaj Gent Sejkos, ka vendosur ta cilësoi të pavlefshme kërkesën e SPAK.
Gjyqtarja e cilëson të pavlefshme kërkesën e SPAK për të pushuar ccështjen ndaj guvernatort të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ia ka kthyer aktet strukturës së posaçme SPAK për plotësim hetimesh.












