Një i ri humbi jetën këtë mbrëmje pasi u godit me thikë në qytetin e Fierit. Besohet se ngjarja ndodhi për shkak të një sherri mes Mihos dhe bashkëjetuesit të ish gruas së tij, që vdiq nga goditja.
“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xhuliano Miho, 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njoftoi policia e Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. m.k











