• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fredi Beleri nuk u dërgua nga qelia të betohej në Himarë por u lejua të shkonte në KQZ

droni by droni
5 July, 2024
in Kryesore, Politika
0
Fredi Beleri nuk u dërgua nga qelia të betohej në Himarë por u lejua të shkonte në KQZ
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputeti i Greqisë dhe kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ishte prezent sot në KQZ kur ky institucion i hoqi mandatin për shkak të kalimit të afatit të betimit pasi nuk u lejua në kushtet e arrestit në burg dhe më pas i dënuar me burg.

Me një mendjelehtësi dhe standard të dyfishtë zyrtarët e burgjeve e sollën Belerin nga burgu i Fierit në KQZ ndërsa nuk u lejua të bënte betimin në të njëjtën formë dhe nën të njëjtat kushte.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e ftoi Belerin të ishte prezent në seancë pasi avokatja e Belerit kërkoi që ai të dëgjohet në seancë.

Në fund të seancës Komisioni Qendror Zgjedhor i ka hequr mandatin Fredi Belerit.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se mandati është i pavlefshëm dhe se vendimi i KQZ nuk u nxit sipas tij nga askush përveçse nga ligji dhe Kushtetuta.

”Vendimmarrja e KQZ përcaktohet në këtë rast nga ligji për dekriminalizimin. Kemi një kryetar bashkie të zgjedhur që nuk e ka ushtruar detyrën. Për KQZ, kjo s’ka rëndësi në kuptim të ligjit. Mund të ishte edhe në kushtet kur ushtronte detyrën. Kur verifikohet që ka kryer një vepër penale a e ka kompetencën KQZ për ta zhvlerësuar këtë mandat? Po, e ka të drejtë dhe këtij ligji i nënshtrohen më shumë akoma ata të cilët e kanë marrë ata detyrë. Ty ligji të ndalon të mos kandidosh në disa kushte dhe ta ushtrosh kur verifikohen kushtet e ndalimit. Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Mund të bëhet ankimi i këtij vendimi brenda 30 ditëve. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, tha Celibashi.

Fredi Beleri tha në nisje të fjalë së tij se mungon baza ligjore në KQZ për shqyrtimin e mandatit, dhe se ashtu siç erdhi për këtë seancë mund të ishte lejuar edhe për kryerjen e betimit të tij si kryebashkiak në Himarë.  Beleri tha se fillimisht duhet lejuar të betohet dhe më pas kryeministri Edi Rama ta shkarkojë nga detyra si kryebashkiak.

”Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin. Dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar.

Sic erdha këtu mund të kisha vajtur dy orë në Himarë për tu betuar. Vullnet politik ishte sot, përvec dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta mirrja për të bërë betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë.

Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë”, tha Beleri.

Ndërsa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule e konsideroi gjithë procesin ndaj Belerit si proces politik.

“Autori i rrëmbimit të bashkisë të Himarës dhe përvetësimit të pronave, kryeministri Edi Rama përdori insitucione që nuk duhet të kishin rënë pre e tij. Përdori policinë e Himarës, dhe sot përdori edhe KQZ. Fakti i sotëm e bën më të rënde kalvarin e shkeljeve se KQZ duhet të jetë garanti i votës së lirë. Zotit Beleri nuk iu dha e drejta të zgjedhë, në kundërshtim me gjithë të burgosurit e tjerë, nuk iu dha e drejta e votës. U shkel e drejta e komunitetit himariot për të zgjedhur. Himara drejtohet nga një kryetar pa legjitimitet drejtues.  Do ta apelojmë edhe pse e dimë fundin. Qëllimi nuk është më Fredi Bleri dhe Himara, ajo që ndodhi me ta është jetike mos të ndodhë me qytete tjera. Sepse është precedent i rrezikshëm”, deklaroi Dule.

 

Previous Post

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, SPAK jep pretencën, shërbim prove 2 vjet

Next Post

Protesta e 15 te Bashkia e Tiranës: Të ikë Veliaj te kolegët e 5D

droni

droni

Next Post
Protesta e 15 te Bashkia e Tiranës: Të ikë Veliaj te kolegët e 5D

Protesta e 15 te Bashkia e Tiranës: Të ikë Veliaj te kolegët e 5D

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.