Një grua në Korçë krejt papritur ra nga kati i shtatë i një pallati.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasja S. S., 67 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











