38-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, u arrestua në Elbasan.
Ai është dënuat për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi Bekim Skora, 38 vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim), për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë”, njoftoi policia e Elbasanit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.a.b












