U arrestua gjatë një operacioni policor i koduar “Revanshi”, një nga emrat e njohur të Shijakut, Astrit Avdylaj, njohur ndryshe si Niçja.
Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.
Astrit Avdylaj, 50 vjeç, banues në Shijak, ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.











