• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mjeku Edmond Gashi kërkon të pritet vendimi i drejtësisë për skandalet e Onkologjikut

droni by droni
29 June, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për mjekë dhe specialistë të Onkologjikut, dr. Gashi tha se ka bërë vetëm punën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi ka postuar në Facebook pas skandalit në shumë vite në spitalin e personave me sëmundje të kancerit.

Ai hedh poshtë akuzat ndaj tij dhe deklaron se si mjek është udhëhequr nga Betimi i Hipokratit pasi 90 përqind e ndërhyrjeve të kryer nga ai kanë qenë të suksesshme.

POSTIMI I MJEKUT EDMOND GASHI/ Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim.

E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore. Mjeku nuk di ta mbyllë telefonin apo derën e dhomës së vizitave e konsultave. Mjeku nuk ka orar pune, por përgjigjet atëherë kur pacienti e kërkon që të luftojnë të dy së bashku sëmundjen. Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim.

Distancohem ndaj çdo tendence keqpërdorimi të emrit tim nga interesa të mirëfillta okulte.

Le t’ia lëmë hetimit të zbardhë të vërtetën, besimi im ndaj institucioneve ka qenë dhe mbetet primar. Jo pa qëllim ditën e djeshme unë kam mbërritur para ambienteve të Gjykatës në orarin e përcaktuar nga kjo Gjykatë, duke iu përgjigjur hetimit dhe institucioneve. Sërish u sulmova dhe atakova padrejtësisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) Kësaj nuk di t’i jap shpjegim. Unë respektova orarin dhe u gjenda aty në përgjigje të institucionit. Në përfundim të seancës, po njësoj jam larguar nga ambientet e Gjykatës dhe dikujt mund të mos i ketë pëlqyer pse zgjodha derën tjetër. Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme. Por siç duket mediave që shpifin dhe përbaltin, faktet nuk i interesojnë.

Kam pritur të ndalet mllefi i pakuptimë ndaj një mjeku, prindi dhe familjari, por jo. E jam i bindur se as nuk do të ndalet edhe pas këtij momenti që po bëj reagimin e parë publik.
Portale, media apo gazetarë me qëllime dhe mision të mirëfilltë dashakeqës po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta, për realizimin e asaj që është lehtësisht e kuptueshme pse po e bëjnë. Po tentohet te denigrojn figuren e një mjeku, një profesionisti të shëndetësisë që ka qenë derë e hapur për qindra pacientë dhe që ka vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit. Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat. Ndjej keqardhje për këtë keqkuptim të krijuar dhe përhapur qëllimisht për interesa të kush e di se kujt.

Nuk synoj që, nga këto radhë shkrimi sqarues, t’iu mbyllet goja pasionantëve të sharjeve në rrjet. Sharësit do vijojnë të shohin të bardhën të zezë, të mbjellin mjegull, të shtrembërojnë të vërtetën. Intensiteti i sharjeve edhe mund të rritet nga mendjet e ngrysura dhe të errësuara nga urrejtja patologjike që po na avitet si shpagim për “mëkatet” dhe “krimet” e pakryera. Si qenie njerëzore edhe mjeku është i gabueshëm. Të luftosh me sëmundjen e dukshme dhe të padukshme, me plagët e vuajtjes çdo ditë, me qindra pacientë, të cilët shpresën e vetme e shohin te mjeku, nuk është aspak e lehtë. Ma besoni! Po të trajtohet drejt dhe të ketë vullnet për të çuar në dritën e transparencës çfarë nuk funksionon te Onkologjiku, le të bëhet hetim i gjithanshëm dhe i plotë. Nuk jam në pozicionin e akuzuesit e as të denoncuesit, i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën dhe në fund të bëjë atë që i takon: Drejtësi!

Gjej rastin të falenderoj nga zemra qindra pacient që më shkruajn çdo ditë në emër të punës dhe përkushtimit tim si Mjek.

Previous Post

Berisha publikon censusin real: Nga viti 2014 gjer në vitin 2022, janë larguar afro 40 % e shqiptarëve

Next Post

Zhupa alarmon për Butrintit, çfarë vendimi pritet të marrë UNESCO

droni

droni

Next Post
Zhupa alarmon për Butrintit, çfarë vendimi pritet të marrë UNESCO

Zhupa alarmon për Butrintit, çfarë vendimi pritet të marrë UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.