• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përgjimet e britanikëve: Erdogan gati të hajë dhe eshtrat për pushtetin

admin by admin
25 July, 2016
in Global Image
0
Përgjimet e britanikëve: Erdogan gati të hajë dhe eshtrat për pushtetin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Revista “Focus” ka botuar një lajm të titulluar “Pushteti, çmenduria dhe Erdogani”, ku ka ndarë me lexuesit informacione tejet të rëndësishme lidhur me përpjekjen për grusht shteti të datës 15 korrik. Në këtë lajm, i cili mban poshtë emrin e Frank Nordhausen-it, thuhet se janë dhënë disa “informacione të siguruara nga shërbimi sekret britanik GCHQ”.

Sipas tyre, GCHQ-ja, vetëm gjysmë ore pasi kishin filluar të shkrepeshin plumbat e parë prej armëve të forcave të armatosura që nisën tentativën për grusht shteti, ka marrë nën kontroll bisedat telefonike, postën elektronike dhe kanalet e tjera të komunikimit virtual.

Sipas informacioneve të përftuara përmes përgjimeve, qeveria ka kërkuar që ditën tjetër të nisnin menjëherë punimet për spastrimin në radhët e administratës civile dhe ushtarake, si dhe për deklarimin e Fethullah Gylenit si personin përgjegjës për organizimin e tentativës për grusht shteti.

Ai është gati të hajë edhe eshtrat për të ruajtur pushtetin

Veç të tjerash, Nordhausen-i ndalet veçanërisht edhe në faktin se presidenti turk e cilësoi grushtin e shtetit që në çastet e para si një “mirësi e Zotit”, duke qenë se ajo i jepte tanimë mundësinë për të bërë pastrimet e nevojshme. Madje, fjalë për fjalë, gazetari gjerman shprehet me fjalët: “Fjalitë përçmuese dhe tallëse të këtij njeriu tregojnë se ai është i gatshëm për t’ua ngrënë deri edhe eshtrat njerëzve, vetëm si e si të ruajë pushtetin. Ekspertët shprehen se është e dyshimtë edhe që ai të ketë ndjekur një agjendë islame me partinë e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.”

Shkruesi i këtij artikulli është takuar edhe me shkrimtarin Nicolas Cheviron, i cili është njëherazi edhe autori i një prej biografive për Erdoganin. Sipas fjalëve të Cheviron-it, edhe pse mund të duket sikur Islami luan një rol të madh për Erdoganin, qëllimi i tij i mirëfilltë nuk është islamizimi. “Për Erdoganin i rëndësishëm është pushteti. Gjithçka tjetër vjen pas tij,” – ka deklaruar ai.

Bëri gjithçka që i duhej për të arritur një pushtet absolut

Edhe Nordhausen-i vetë thotë se Erdogani ka ndjekur një plan të pandryshuar qysh nga ditët e Kasëmpashës në rrugën e tij drejt pushtetit, duke bërë çdo gjë që iu duk e dobishme për ta vënë në jetë këtë plan.

Madje ai ka shtuar se ky ka qenë gjithmonë parimi i tij politik.

Duke nënizuar se edhe reformat e ndërmarra gjatë viteve të para kur erdhi në pushtet kanë qenë pjesë e kësaj taktike, gazetari gjerman shton se: “Erdogani ka qenë ai që e pati rrëzuar ligjin e dënimet me vdekje (me varje), të cilin tani po kërkon që ta kthejë edhe njëherë në fuqi. I dha edhe njëherë rëndësi të veçantë ligjit të mbrojtjes së nderit në rast ngacmimi; u ofroi kurdëve mundësi për të mësuar gjuhën nëpër qendra kursesh; hapi kisha për besimtarët e krishterë, si dhe theu njëfarësoj pushtetin absolut të forcave të armatosura në Turqi.

Qe ai që i nisi bisedimet me Bashkimin Evropian, që arriti deri edhe hapat e Kinës përsa i përket rritjes ekonomike. Fitoi simpatinë e popullit duke shkuar nëpër fshatra gjatë dimrit për t’u shpërndarë qymyr familjeve në nevojë.

Atyre me të ardhura të pakta u ofroi mundësi mjekimi, ndërsa familjeve të varfra u dha mundësinë e banimit në banesa sociale të shitura me kredi të përshtatshme. Ndërsa për ngjitjen e tij politike përdori “turqit ezmerë”.

S’ka gjë që nuk e bën për të mos e humbur pushtetin

Nordhausen-i e tërheq vëmendjen edhe te roli që luan familja e presidentit turk në pushtetin e siguruar prej tij, duke u ndalur edhe në jetëshkrimin e këtij njeriu që jeton një jetë luksose që do t’ia kishin pasur zili edhe sulltanët osmanë.

Ai artikulon se e shoqja e tij, vëllai dhe fëmijët e tij kontrollojnë një vëllim prej 100 milionë eurosh përmes fondacionit “Turgev”, ku ia vlen të theksohet se e shoqja është grushti i hekurt që e mban familjen e tyre të lidhur. E vetmja pikë e dobët e saj është se ajo është shumë e dhënë pas luksit.

Teksa dobësia e Erdoganit është se, nëse i ikën nga duart ky pushtet, ai do të dalë menjëherë përpara gjykatës. Ndaj edhe Cheviron-i i qëndron argumentit se kjo është arsyeja pse Erdogani nuk do që ta humbasë me çdo kusht pushtetin.

Andaj edhe e pandeh botën si një vend të mbushur plot me komplotistë që punojnë veç kundër tij, duke mbijetuar vetëm falë polarizimit të shoqërisë, siç bën çdo autokrat.

Zgjodhi kaosin për të përsëritur edhe njëherë zgjedhjet nga doli i humbur

Nordhausen-i duket sikur ka zgjedhur që të na e freskojë edhe njëherë kujtesën, duke i përsëritur edhe njëherë ato që Erdogani ka bërë për të mos humbur pushtetin.

Pasi rikujton se si i ndali bisedimet me PKK-në vetëm për hir të përsëritjes së zgjedhjeve, ai konstaton se “parimi i tij ishte përhapja e kaosit dhe luftës brenda vendit, për t’u shfaqur mandej si shpëtimtar i popullit.”

Madje, jo vetëm kaq, por deshifron edhe të gjitha lëvizjet e presidentit turk për të dalë i larë nga akuzat që mund të ngrihen ndaj tij në të ardhmen.

Sipas këtij lajmi, nga njëra anë Erdogani i cilëson dhe i damkos kundërshtarët e tij politikë si “gjakpirës”, “ateistë” dhe “terroristë”, kurse nga ana tjetër mund të arrijë gjer atje sa të fusë në burg edhe një “pastruese”, një “mis”, apo një shkrimtar, me akuzën se “ka fyer presidentin e Republikës”.

Në fund, një hapësirë e veçantë në këtë lajm i jepet edhe paraqitjes së detajuar të një vargu aferash korruptive që e tregojnë atë, nga të lidhur me biznesmenin iranian, Zarrabin, deri te mashtrime si ai i mungesës së diplomës së universitetit.

Previous Post

Çfarë duhet të bëni kur digjeni nga dielli?

Next Post

SPEKTAKOLARE/ Ky është tuneli nënujor në Norvegji

admin

admin

Next Post
SPEKTAKOLARE/ Ky është tuneli nënujor në Norvegji

SPEKTAKOLARE/ Ky është tuneli nënujor në Norvegji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.