• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ GJKKO dënon grupin e Frakullës, sa vite burg do të bëjë secili. Një u lirua

droni by droni
25 June, 2024
in Kronika, Kryesore
0
EMRAT/ GJKKO dënon grupin e Frakullës, sa vite burg do të bëjë secili. Një u lirua
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
GJKKO ka përfunduar gjykimin dhe ka dhënë dënimin për grupin e kokainës së Frakullës, arrestuar dy vite më parë  për trafikim të kokainës si grup i strukturuar kriminal.
Bëhet fjalë për Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku,Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), ZenelÇervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi,Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar ndërsa trupi gjykues përbëhej nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj.
Detajet e vendimit:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, dhe dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale“Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal e akuza të tjera dhe në bashkim të dënimeve i pandehuri Denilson Çervenaku dënohet përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
3.Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale“Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
4.Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
5.Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
6.Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë)  vite burgim.
7.Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi për të njëjtat akuza si më sipër duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

8.Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Ronapër kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal,
duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Malaj dhe dënimin me dy vite burg si dhe konstatimin e përfundimit të kohës së dënimit dhe lirimin e tij.
Historia:

Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë sëShtetit dhe Byrosë Kombëtare tëHetimit (BKH), nëbashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe nëkoordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve qëdisponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik”artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria.

Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022, kishte regjistruarnjë biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe “Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.

Më konkretisht sasia me “pleh-organik”, nëmuajin maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet njëanije transporti është nisur për nëportin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur në fillim tëkorrikut2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar ështëtransportuar me kamion nëmuajin shtator 2022.

Pasi është zhdoganuar ngarkesa me “pleh-organik”,nën koordinimin e vazhdueshëm tëpersonave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme nëShqipëri, dhe ditën e djeshme mëdatë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.

Për interesa të këtij procedimi penal rezulton se Prokuroria e Posaçme, krahas veprimeve hetimore, ka pranuar kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimitsimuluese atë të “dorëzimit të kontrolluar”, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e grupit tëpersonave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.

Me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të “ngarkesës” brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për rruajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me “pleh-organik”, dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi, janëautorizuar nga Gjykata e Posaçme gjitha veprimet mbi aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës.

Gjithashtu, nga ana e gjykatës janë pranuar kërkesat për caktimin e masave të sigurimit për 11 persona nën hetim dhe kontrollin e 14ambienteve në qytete të ndryshme të Shqipërisë(Tiranë, Lushnje, Fier).

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri në këto momente 10 masa sigurimi personal, si dhe janë kryer të gjitha kontrollet sipas vendimeve respektivetë gjykatës.

Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:

➢ 15,910 Euro;
➢ 3 armë zjarri automatik kallashnikov;
➢ 3 armë zjarri të llojit pistoletë;
➢ 108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm;
➢ 18 aparate telefonash celularë
➢ 5 automjete
➢ 2 laptop
➢ 2 armë gjahu
➢ 20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro. m.k
Previous Post

SPAK, aksion me italianët për të shkatërruar një skemë mashtrimi: Imituan klientët me inteligjencë artificiale

Next Post

Berisha: I jap besën çdo shqiptari se brenda muajit të parë asnjë fëmijë nuk do të ketë probleme për ushqimin

droni

droni

Next Post
Berisha: I jap besën çdo shqiptari se brenda muajit të parë asnjë fëmijë nuk do të ketë probleme për ushqimin

Berisha: I jap besën çdo shqiptari se brenda muajit të parë asnjë fëmijë nuk do të ketë probleme për ushqimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.