Një tifoz shqiptar hyri në fushën e lojës gjatë ndeshjes Shqipëri Itali në Dortmund duke befasuar rojet e sigurisë por edhe lojtarët në fushë.
Peraoni tashmë i ndëshkuar me ndalim hyrje në stadiumet gjermane quhet Sami Rexhepi dhe është nga Skënderaj i Kosovës dhe jeton në Dyseldorf..
”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Rexhep për mediat e Kosovës.
Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë menjëherë ndërhyri sigurimi i stadiumit. Vetëm pasi i “dribloi” disa prej tyre dhe rrëshqiti, tifozi shqiptar u kap nga rojet. r.s











