Nis në Apelin e Posaccëm seanca ndaj ish kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri i cili është i pranishëm në sallë.
Beleri kërkon pafajësi në Apel, duke kundërshtuar dënimin me 2 vite burg nga shkalla e parë.
Trupa gjykuese e përbërë nga Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit ditën e sotme.
Beleri ndodhet në qeli prej datës 12 maj të vitit 2023, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Togat e zeza pritet të marrin vendimarrje nëse do e lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë apo nëse do shpallin pafajësinë.












