Foto ilustruese
Një person humbi jetën sot pasi u godit nga një makinë në rrethrrotullimin e Shkozës në Tiranë.
“Rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një person V.Sokoli, 72 vjeç.
Ai po lëvizte me biçikletë dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b












