Është ndarë nga jeta Qazim Sejdini, ish kryetar i bashkisë së Elbasanit për shumë vite.
Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjen e tij.
“Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim”, shkruan Rama në rrjete sociale. a.b











