Një endacak në Vlorë dha shpirt në ferrin e flakëve në natën e së martës. Shtëpia e braktisur ku strehohej u përfshi nga flakët duke djegur edhe endacakun. Besohet se banesa u dogj me qëllim nisjen. E një ndërtimi në atë zonë.
“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë të braktisur.
Si pasojë e flakëve, është djegur dhe ka humbur jetën shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç (endacak), i cili ishte futur në banesën që u përfshi nga flakët”, njoftoi policia e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. a.b











