• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Juria shpall fajtor Hunter Biden, djalin e Presidentit të SHBA. Rrezikon deri 25 vjet burg

droni by droni
11 June, 2024
in Kryesore, Rajoni
0
Juria shpall fajtor Hunter Biden, djalin e Presidentit të SHBA. Rrezikon deri 25 vjet burg
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në foto Hunter Biden, foto nga AP & VOA
UILMINGTON – Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra penale që lidhen me blerjen e një arme në vitin 2018 kur sipas prokurorëve, gënjeu në një formular për blerje armësh, duke thënë se nuk ishte përdorues droge apo nuk kishte varësi nga droga. Lajmi i në i ditur nga AP të cilin e citon Zëri i Amerikës. 

Presidenti amerikan Joe Biden, përmes një deklarate pas vendimit tha se ai dhe Zonja e Parë gjithmonë do t’i qëndrojnë pranë djalit të tyre “me dashurinë dhe përkrahjen tonë.” Ai tha se do ta respektojë vendimin e jurisë dhe se do të vazhdojë ta respektojë procesin gjyqësor ndërkohë që djali i tij po shqyrton mundësinë ta apelojë vendimin.

“Shumë familje, të dashurit e të cilëve janë përballur me varësinë nga droga, e kuptojnë ndjenjën e krenarisë kur i shohin ata që i duan të tejkalojnë sfidat dhe të tregojnë forcë dhe vendosmëri gjatë rimëkëmbjes,” thuhet në deklaratë.

Presidenti Biden tha se po shkon në Delauerë që të jetë me djalin e tij.

Juria e shpalli zotin Biden fajtor për pretendime të rreme në formularin për blerje armësh dhe për mbajtjen e një arme në shkelje të ligjit për 11 ditë.

Në një deklaratë pas shpalljes fajtor, Hunter Biden falenderoi familjen dhe miqtë për përkrahjen, por shprehu zhgënjimin me vendimin.

“Mirënjohja që ndjej sot për dashurinë dhe përkrahjen gjatë kësaj ndaj Melisës, familjes, miqve dhe komunitetit tim, është më e madhe se sa zhgënjimi nga vendimi”, tha ai. “Tërheqja nga varësia është e mundshme me bekimin e Zotit dhe unë jam i bekuar që e përjetoj çdo ditë këtë dhuratë.”

Në kohën kur u dha vendimi i jurisë, zoti Hunter Biden shikoi pa reagim. Më pas, ai përqafoi avokatët e tij dhe mezi buzëqeshi. Ai puthi bashkëshorten e tij, Melissën, me të cilën doli së bashku nga gjykata.

Avokati mbrojtës Abbe Lowell tha se“natyrisht që jemi të zhgënjyer” nga vendimi për shpalljen fajtor të zotit Biden. Por përmes një deklarate, avokati Lowell tha se ekipi i tij do të respektojë procesin dhe do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore për ta sfiduar vendimin.

Reagimi i republikanëve ishte i shpejtë dhe toni i tyre ishte i ndryshëm.

Ligjvënësi James Comer, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Kongresit, që po heton familjen e Presidentit Biden gjatë dy viteve të fundit, tha se ndonëse vendimi shënon “një hap drejt përgjegjësisë”, nuk do të ketë drejtësi “derisa Departamenti i Drejtësisë të ketë hetuar të gjithë ata që janë të përfshirë në skemat korruptive të familjes Biden.”

Hunter Biden përballet me një dënim maksimal prej 25 vitesh në burg, por shkelësve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Është e paqartë nëse gjykatësja e rastit Maryellen Noreika do ta dënojë atë me vuajtje të dënimit në burg.

Hunter Biden dhe kandidati republikan për president Donald Trump, rivali kryesor politik i Presidentit Joe Biden, janë gjetur fajtor nga juritë në këtë vit zgjedhor.

Presidenti Biden ka qëndruar larg gjykimit në Delauerë dhe ka folur shumë pak rreth rastit, duke u kujdesur që të mos krijojë përshtypjen se po ndërhyn në një çështje penale të cilën e ka ngritur Departamenti i Drejtësisë i administratës së tij. Por të gjithë aleatët e tij janë të shqetësuar për ndikimin që ky gjykim – dhe tani shpallja e tij fajtor – do të ketë tek Presidenti 81 vjeçar, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i shqetësuar me problemet shëndetësore dhe varësinë nga droga dhe alkooli të djalit të tij.

Që të dy, zoti Hunter Biden dhe zoti Trump kanë thënë se janë viktima të politikës së çastit. Por ndërkohë që zoti Trump ka vazhduar të bëjë pretendime të pabaza se dënimi i tij është “sajuar”, Joe Biden deklaroi se do të pranojë rezultatet e vendimit dhe nuk do ta falë djalin e tij.

Sfidat ligjore të zotit Hunter Biden nuk përfundojnë këtu. Në shtator ai do të përballet me një gjykim në Kalifoni për akuzat se nuk ka paguar tatim në vlerë prej 1.4 milionë dollarë dhe ligjvënësit republikanë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë hulumtimet ndaj tij në përpjekjet e tyre në procesin për ta shkarkuar presidentin. Prokurorët që po hetojnë zotin Hunter Biden nuk kanë akuzuar Presidentin Biden për ndonjë shkelje.VOA

Previous Post

“Rama ka dhënë tendera miliona euro njerëzve të tij të afert”. Berisha, interpelancë urgjente me kryeministrin

Next Post

TIRANË/ Sulmohet në mbrëmje kryeministria, policia thotë sulmuesi nuk ishte normal

droni

droni

Next Post
EMRAT/ JA ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTRAT E RINJ

TIRANË/ Sulmohet në mbrëmje kryeministria, policia thotë sulmuesi nuk ishte normal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.