Një person ka goditur punonjësin e policisë në shërbim, ndërsa është vënë nën pranga nga Policia e Vlorës.
Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se është arrestuar në flagrancë Mateus Ferhati, 21 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë në lagjen “Ujë i ftohtë” për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Porche” me targë AA 211 ML, ka dalë nga mjeti i tij duke kundërshtuar punonjësin e policisë që ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor shtetasin L. S., gjithashtu duke e goditur (me grushte) këtë të fundit, për motive të dobëta.











