Burime zyrtare të policisë Vendore të Korcës, bënë të ditur se dje ka filluar procedimi penal për shtetasin L. L., 29 vjeç, banues në Korçë.
Procedimi i tij filloi, pas kallëzimit të bërë nga një 17-vjeçare, nga Korça.
Sipas policisë, ajo ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L. L., që ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.












