KLP zgjodhi sot kryetaren e tij vetëm pak ditë pasi shkarkoi nga detyra kryetarin Alfred Balla pas një vendimi të vettingut për ta përjashtuar atë 15 vjet nga sistemi gjyqësor.
Kryetare e re u zgjodh Mirela Bogdani me 10 vota nga 11 anëtarë të KLP. Një anëtar mungon që është kryetari i shkarkuar.
Kryetari zgjidhet nga anëtarët e tij që nuk janë prokurorë, por në fakt votat e këtyre të fundit janë përcaktuese. KLP ka 6 anëtarë prokurorë dhe 5 anëtarë joprokurorë. a.b












