Pjetër Paçani, 61-vjeç u arrestua dje në Fier i akuzuar për dy vrasje kryer në vitin 2011.
Ai është nga Fushë-Kuqja e Laçit dhe prej atëherë ai është transformuar plotësisht, siç duket në foto dhe në videon e operacionales. Ai ishte një nga 50 më të kërkuarit në Shqipëri.
https://rumble.com/v4zpuqo-momenti-i-arrestimit-t-pjetr-pacanit-pas-13-vitesh-i-fshehur.html
Në banesë iu gjetën 3 armë zjarri pistoleta (1 Glock, 1 Zastava dhe 1 TT), 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2014 me 25 vjet burg për vrasjen e 2 personave pranë një karburanti në aksin Lezhë-Tiranë më 18 Janar 2011. a.b












