Policia ka identifikuar dy nga personat që qëlluan sot avokatin e kreut të PD, Sali Berisha, prof. dr. Sokol Mëngjesi.
Ndërsa për të parin policia mban të fshehur emrin, i dyti quhet Elton Kasaj.
Ai është nga Fierza e Pukës sipas të dhënave paraprake.
Burime nga policia bëjnë me dije se dy persona po pyeten ndërkohë në drejtorinë e policisë.
Ndërkaq drejtori i policisë do të japë një konferencë për shtyp në orën 18.00.
Mëngjesi u qëllua sot në mëngjes me sende të forta dhe aktualisht është në intubim.
Ai fillimisht është goditur me grusht dhe më pas me leva hekuri. Ai ka 2 fraktura në kokë dhe të tjera në trup. Avokati kryente çdo mëngjes dhe e kanë pritur që ai ta linte fëmijën në kopsht.
Mëngjesi është avokat i kreut të PD, Sali Berisha por ndërkohë studio e tij ligjore ndjek edhe rastin e Mirel Mërtirit. a.b












