• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EKREM SPAHIU/ Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike

droni by droni
22 May, 2024
in Kryesore, Opinion
0
‘Në emër të luftës kundër koronavirusit, a po shkojmë drejt diktaturës’?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ekrem Spahiu

Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe sociale,dukshëm shumë të rënduar. Pse?

Sepse korrupsioni është kapilarizuar në të gjithë ngrehinën shtetërore. Krimi i organizuar ka mbërthyer shtetin dhe ai ordinerështë bërë ankthi i ditës. Varfëria është e tejskajshme në shumicën e shqiptarëve. Këto dhe shumë arsye të tjera, po e zbrazin Shqipërinë.

Nga ana tjetër, opozita aktuale po kalon një situatë të vështirëbrënda vetit dhe deri diku natyrshëm është shmangur nga detyrimet e saj politike përballë këtij realiteti të dhimbshëm shqiptar.

Në këto kushte, vendit i duhet një alternativë edhe politike, edhe vlerash, që të shpëtojë nga një degradim dhe rënie e mëtejshme. Kjo alternativë është rigjallërimi i vlerave mbretërore dhe riorganizimi i mbretërorëve.

Mbreti Zog I është shtetari i parë afatgjatë që kornizoi Shqipërinë europiane, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftrave botërore. Ideator dhe realizues i administratës më të mirë të shtetit shqiptar të të gjitha kohrave, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor, ai i hapi rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të potencialeve të vendit dhe e orientoi zhvillimin e Shqipërisë për nga modelet europiane dhe potencialet demokratike.

Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse është vepër e tij. Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar. Mbreti Zog është monumentalizuar në sheshe, bulevarde, institucione, shkolla, rrugë, ura, etj., si shtetari me kontribut më të gjatë në historinë e shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë, ku Ahmet Zogu ishte ndër mbrojtësit e saj.  

Këto vlera bëhen akoma më të prekshme e të ndjeshme, kur shqiptarët bëjnë krahasimin se çfarë panë pas Ahmet Zogut, nga prilli 1939 dhe shohin ende sot.

Propoganda komuniste, për gjysmë shekulli, bëri gjithçka, jo vetëm për t’i mohuar këto kontribute, por edhe për ta zhbërë e baltosur figurën e Mbretit Zog.

Pas rënies së dikaturës komuniste, mbretërorët dhe Partia “Lëvizja e Legalitetit”, i ringritën këto vlera në piedestalin që iu takon nëhistorinë kombëtare. Një nga prioritetet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” deri në vitin 2012, ka qënë heqja e asaj balte gjysëmshekullore të diktaturës komuniste ndaj Mbretit Zog dhe sot jemi krenarë se, jo vetëm që e kemi hequr këtë baltë, por e kemi ndriçuar dhe lartësuar figuren e tij.

Në referendumin e datës 29 qershor 1997 që Mbreti Leka I zhvilloi me dinjitet institucional në mbarë vendin, alternativa mbretërore fitoi rreth 54% në rang kombëtar, pavarësisht mashtrimeve të qëllimshme që u bënë nga instituconet zgjedhore e politike të asaj kohe. Me rezultatin e arritur, Mbreti Leka I është personi më i votuar nominalisht në historinë politike të Shqipërisë.

Me nismën e grupit parlamentar të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e 76 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, më 28 qershor 2002, Familja Mbretërore pas 63 vitesh në emigrim të detyrueshëm kthehet përgjithmonë në Atdhe. Mbërritja e Mbretit Leka në Rinas do të shënohet në librat e historisë si pritja më entuziaste që i është bërë ndonjëherë ndonjë personaliteti të popullit shqiptar.

Mbreti Leka ndërroi jetë më 30 Nentor 2011. Shteti Shqiptar organizoi një ceremoni mortore zyrtare, duke shpallur ditë zie kombëtare dhe ulur flamurin në gjysëm shtize në të gjithë institucionet. Kjo ceremoni e organizuar në sallën e parlamentit shqiptar, mirëpriti për homazhe të gjithë drejtuesit më të lartë të shtetit nga Shqipëria e Kosova, krerët e të gjitha besimeve fetare, drejtuesit e gjithë spektrit politik shqiptar dhe dhjetra mijëra qytetarë, të cilët erdhën nga të gjitha trevat shqiptare për t’i dhënë lamtumirën Mbretit të tyre.

Potenciali i mbretërorëve, pra është evident: afro gjysma e popullsisë besojnë në alternativën dhe vlerat mbretërore. Mbretërorët ndjehen krenarë, sepse ky besim ndaj vlerave të institucioneve të Mbretërisë si qeverisja më e mirë e të gjitha kohrave, si dhe ndaj vlerave mbretërore si qytetarë, është ekzistent, real, jo imagjinar.  

Fatkeqësisht, prej disa vitesh, mbretërorët e kanë humbur zërin e tyre politik, janë tulatur dhe rrjedhimisht nuk ndjehen as tëpërfaqësuar politikisht. Natyrshëm që mbretërorët ndjehen krenarëpër të shkuarën e tyre, por ndjehen të zhgënjyer për të tashmen e tyre. Është shuar zëri i tyre kombëtar, politik dhe publik për kauzën mbretërore dhe aktualitetin e rëndë ku ndodhet shoqëria dhe shteti shqiptar.  

Me monumentin e Mbretit Zog, vendosur pikërisht në Bulevardin që mban emrin e Tij, ai është monumentalizuar në historinë e shtetit shqiptar. Sigurisht që ky është një fakt krenarie, por nga këtu buron një obligim i madh për të gjithë mbretërorët shqiptarë që ta përçojnë këtë filozofi qeverisëse, aq të dëshirueshme për shqiptarët. Por filozofia qeverisëse mbretërore, e vërtetuar nga koha si filozofia mëefektive për interesat kombëtare dhe mirëqënien sociale, fashitet nëse nuk ka zë kombëtar, politik e publik, nëse nuk ka përfaqësim institucional në nivelet më të larta të pushtetit në shqipëri.

Kontributet dhe vlerat mbretërore janë pasuri kombëtare. Mbretërorëve nuk iu lejohet të mos i mbajnë gjallë këto kontribute dhe vlera.

Koha e artë e sigurisë qytetare, fizike dhe ekonomike, që gëzoi populli shqiptar në kohën e Mbretërisë, nuk duhet të mbetet thjesht si çështje nostalgjie. Ajo është, në radhë të parë, pikë reference përtë ardhmen.

Mbretërorëve nuk iu lejohet të jenë indiferentë përballë realitetit tërëndë politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Prandaj edhe riorganizimi i mbretërorëve është domosdoshmëri për të dhënë kontributin e tyre për ndryshimin e këtij realiteti në Shqipëri. Reagimi ndaj këtij realiteti, me ndërgjegjësim, me organizim dhe me veprim politik, është domosdoshmëri historike.

Previous Post

Kërkohet në Bullgari, kapet në Portin e Durrësit

Next Post

Një ekstradim nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri nga Belgjika

droni

droni

Next Post
3 ekstradime nga Gjermania, Britania dhe Spanja. Nuk i lanë rehat

Një ekstradim nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri nga Belgjika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.