• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse kishte akses ne TIMS kreu i permbaruesve, Malaveci. Pergjigja e Rrumbullakut ne komisionin ‘Salianji’

droni by droni
19 May, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Pse kishte akses ne TIMS kreu i permbaruesve, Malaveci. Pergjigja e Rrumbullakut ne komisionin ‘Salianji’
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi i nisur në prokurorinë e Tiranës, lidhur me skandalin e klonimit të të dhënave personale të gjithë Shqiptarëve në sistemin kufitar TIMS, pritet të shtrihet dhe tek drejtuesit e lartë të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Shqiptarë, raporton ora news ne nje kronike te zgjeruar ne lidhje me kete hetim.

Kryetari i kësaj dhome, Tedi Malaveci, është vënë në qendër të skandalit për ndërhyrje të pa autorizuar në TIMS dhe vjedhjen e të dhënave kompjuterike të mijëra Shqiptarëve.

Malaveci, besohet se ka pasur akses në shumë skedarë informacioni në TIMS, dhe për këtë qasje ai është bërë pjesë e një verifikimi të posaçëm nga Prokuroria e Tiranës dhe Komisioni Parlamentar Hetimor.

Kryetari i Dhomës së Përmbaruesve Shqiptarë, sipas dokumenteve të servirur në Komision Hetimor, të cilat më pas do bëhen pjesë e fashikullit hetimor në prokurori, ka pasur akses të plotë në TIMS, duke bllokuar njëherësh aksesin e policisë për të dhënat e veta, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

Nuk dihet se me çfarë motivacioni, e ka justifikuar Ervin Muça qasjen e Tedi Malavecit në sistemin kompjuterik TIMS, i cili është një person që nuk ka lidhje me Policinë e Shtetit apo qoftë dhe me një polic të thjeshtë.

Që nga momenti që në dokumente ka dalë emri i Tedi Malavecit, bashkëjetueses së tij, Aida Jaupllari, bashkëpunëtorëve Nevila Xoxe dhe Rone Veizaj, shumë pyetje janë ngritur nga grupi i hetimit mbi Kryetarin e Dhomës Kombëtare të Përbaruesve.

Përse i duhej aksesi Tedi Malavecit, tek të dhënat e qytetarëve të Shqiptarëve? A e ka përdorur Tedi Malaveci këtë akses në TIMS, si shantazh dhe ndaj kujt personi?

Dhe dyshimet më të forta të hetuesve janë se nëse përmes këtij aksesi të palimituar në TIMS, Malaveci mund të ketë furnizuar me të dhënat dhe informacionet e TIMS, grupe të ndryshme kriminale në vend?

Skandali pritet të hedhë dritë mbi bashkëpunimin dhe interesin që ka pasur ish-drejtori i TIMS, Ervin Muça tashmë i vënë nën hetim dhe i mbyllur në “Arrest shtëpie” me kreun e dhomës së përmbaruesve, Tedi Malaveci.

“Ora News” ka mësuar përmes dokumenteve zyrtare të paraqitura në Komisionin Hetimor dhe deklaratat e vetë deputetit Salianji, duke konfirmuar plotësisht se personi që qëndron nga pas, si hije e këtij skandali është Tedi Malaveci.

Dy ditë më parë deputeti Ervin Salianji vendosi të pyesë në Komisionin Hetimor Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Rrumbullaku:

“…nëse kishte dijeni se shtetasi Tedi Spiro Malaveci, që nuk ka asnjë funksion në Policinë e Shtetit, a keni informacion se ka akses apo ka pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS…”?

Rrumbullaku është përgjigjur:

“…zoti kryetar i komisionit, kjo pyetje ka të bëjë me të dhënat sensitive. Kur të vijë këtu personi i radhës do t’ju verë në dispozicion dhe praktikën për të mësuar dhe ju të vërtetën në raport me këtë konstatim. Absolutisht do ta mësoni të vërtetën vetëm pasi të vijë personi i radhës…”.

Tedi Malaveci drejtuesi aktual i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë është një person i dënuar për trafik droge me një vit burg nga gjykata e Utrehtit.

Në vendimin e gjykatës thuhet se në vitin 1997 Tedi Malaveci rezulton si një person që është dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë nga Gjykata Qendrore e Utrehtit në Holandë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme nga data 21 Maj 1997 deri në 26 gusht 1997, për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin, Teodor Malaveci.

Pasi ka vuajtur dënimin dhe është ri-atdhetësuar në Shqipëri, Teodor Malaveci, në datën 25 korrik 2003 kryetari i dhomës kombëtare të përmbaruesve, ka ndërruar emrin e tij pranë Zyrës së Gjendjes Civile Njësia 9, duke bërë ndryshimin nga “Teodor Malaveci” në “Tedi Malaveci”.

Vete Malaveci ne nje prononcim ne lidhje me kete ngjarje ne cna.al afro nje vit me pare ka dhene shpjegime rreth burgosjes. “Atëherë kur ka ndodhur në një diskotekë me shumë të rinj në një ambient rinor dhe atëherë ligjet e asaj kohe kanë qenë në Holandë shumë herë më të ashpra dhe në rast se sot të rinjtë bëjnë të tilla veprime për të njëjtën gjë siç është dënuar zoti Malaveci, nuk i zë ligji”, i ka thene Malaveci cna-se.

Ndërkohë në vitin 2003, Malaveci ka ushtruar detyrën e oficerit të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës dhe ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar më parë.

Si pasojë e fshehjes së dënimit ai është pranuar në radhët e OPGJ-ve të Tiranës, duke shkelur haptazi ligjin e kohës.

Aktualisht kundër Tedi Malavecit, është depozituar dhe një kallëzim në SPAK nga Përmbaruesi privat Fatos Alimadhi, i cili kërkon nga prokuroria e Posaçme, ndjekjen penale ndaj Malavecit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, raporton oranews.tv.

Previous Post

Berisha: Edi Rama, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. E ka për veten, Olsin, Alabarin dhe Gazin

Next Post

Bie helikopteri me Presidentin iranian. Ekipet e shpëtimit marrin sinjale nga telefoni i pilotit

droni

droni

Next Post
Bie helikopteri me Presidentin iranian. Ekipet e shpëtimit marrin sinjale nga telefoni i pilotit

Bie helikopteri me Presidentin iranian. Ekipet e shpëtimit marrin sinjale nga telefoni i pilotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.