Kultivoi në pyllin e fshatit Rehovë, 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë), arrestohet 27-vjeçari A. B., banues në fshatin Rehovë.
Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat. r.k











