Janë botuar sot në Fletoren Zyrtare, ndryshimet më të fundit kushtetuese.
Miratimi i tyre erdhi pas nju diskutimi e debati rreth 18-mujor.
Së fundmi, në limitet e fundit të afateve, u arrit që të gjendje konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës dhe natën midis 21 dhe 22 korrikut të këtij viti, këto ndryshime, që i hapin rrugë reformën në drejtësi u miratuan.
Dje ndryshimet kushtetuese u dekretuan edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Pas botimit sot në Fletoren Zyrtare, ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi pas 15 ditësh.












