Kryeministri Rama vazhdon që të replikojë në “Facebook” me komentuesit. Një ish-studente e Liceut Artistik “Jordan Misja” i është kthyer ashpër kryeministrit në videon e konferencës live.
“Kryeministri i 1 milion votave nuk lutet e nuk përpëlitet. Bej detyrën tënde, atë për të cilën je votu. Mjaft u qurravite mbas Ilir Metës e PD”, i shkruan ajo.
Përgjigja e Ramës ka qenë e tjetër për tjetër, më akt një “leksion morali”.
“Suela, po edukatën ku e ke lënë, në frigorifer? Nuk është mirë për askënd, po sidomos për një liceiste, që të flasë pa edukate, prandaj mos na turpëro hë xhan”, i shkruan Rama.











