Policia ka dhënë detaje në lidhje me një grua që e gjet pa jetë tek 21 dhjetori në Titanë ndërkohë që kishte në fytyrë shenja dhune.
“Rreth orës 13:30, në rrugën “Sulejman Pitarka”, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja R. A., 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.
Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja R. A., është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune”, njoftoi policia e Tiranës.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga IML. a.b











