Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Edmond Sulaj lajmëroi sot se policia që drejton ka asgjësuar 19 mijë fidanë, 2 mijë fara dhe sekuestruat 97 kilogramëkanabis, gjatë fillimit të operacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”.
Sulaj tha se policia ka zbuluar një tunel në lagjen “Skënderbeg” ku gjetur dhe sekuestruar 65.5 kilogramë marijuanë të përpunuar në formë çokollate.
“Janë shpallur në kërkim 2 persona, të identifikuar me inicialet N.M 42-vjeç dhe B. M, 37-vjeç. Ai shtoi se nga hetimet rezulton se këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe një grup personash të tjerë dyshohet se janë implikuar në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së kanabisit në qarkun e Shkodrës”, tha drejtori i policisë së Shkodrës. r.p











