Një aksident i rëndë ndodhi këtë të diel në Tropojë. Një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
“Aksidenti ka ndodhir në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, kir automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia e Tropojës. a.b











