Një lavatriçe shpërtheu gjatë larjes në një apartament në Tiranë duke dëmtuar një banor.
“Rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, lajmëroi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k











