• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përfundojnë hetimet ndaj Pëllumb Gjokës dhe grupit të tij. Çfarë gjeti SPAK gjatë hetimeve

droni by droni
4 May, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Lihet në qeli biznesmeni i ‘Metamorfozës’, Pëllumb Gjoka
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, dhe ka paraqitur më datë 26.04.2024, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve si më poshtë:

1. I pandehuri Pëllumb Gjoka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale

  •  “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
  •  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
  •  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
  •  “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

2. I pandehuri Behar Brajoviq, i akuzuar për kryerjen e veprave penale 

  •  “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
  •  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
  •  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334, të Kodit Penal.
  • “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25, të Kodit Penal.
  •  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

3. I pandehuri Edmond Preka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale

  •  “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
  •  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.
  •  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal.

4. I pandehuri Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

  •  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334, të Kodit Penal.

5. I pandehuri Ardrit Hasanbegaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale 

  •  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334, të Kodit Penal.

6. I pandehuri Oltian Bistri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

  • “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 259, 295/a dhe 287/2, të Kodit Penal.

7. I pandehuri Xhevahir Lita, i akuzuar për kryerjen e veprave penale :

  • “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 295/a, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera, disa pasuri të paluajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim si më poshtë:

1. 3 (tre) pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2, si më poshtë :
1.1. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.2. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër;
1.3. Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj-Plazh,Velipojë, Shkodër;

2. 5 (pesë) pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë blerje sipas kontratave 980 300 Euro, si më poshtë 

2.1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.

2.2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 m2, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.3. Njësia dyqan, me sipërfaqe ndërtimore 125 m2, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 m2, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.
2.5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro (pesëdhjetë mijë e treqind) Euro, e ndodhur në Tiranë.

Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake. r.k

Previous Post

Berisha: Veliaj ka prishur më shumë shtëpi e pallate se tërmeti për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre

Next Post

Arrestohen dy biznesmenët e dentistrisë dhe ilaçeve në Tiranë

droni

droni

Next Post
Qeveria, përgjigje cinike për prokurimet e ilaçeve

Arrestohen dy biznesmenët e dentistrisë dhe ilaçeve në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.