Më datë 24.04.2017, rreth orës 03:00, në Bulevardin Blu, në Kamëz, në vendin e njohur si pallatet e verdha, në banesën e shtetasit A. V., 60 vjeç, dy persona kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të 8-të. Ara janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë i zoti i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











