• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Problemi janë Veliajt e jo ambasadorët

droni by droni
20 April, 2024
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Foltorja e Beratit dhe kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

“Një mobilizim i madh në Tiranë e përtej do të duhet për këtë skandal të madh (5D i Veliajt). Pa persona të dhunshëm (si në 21 janarin e Ramës) por me vullnet e vendosmëri!” Me këtofjali e mbyllja shënimin im para një jave. Dje isha isha në mitingun e protestës para bashkisë, dëgjova nga distanca plasjet e shashkave e molotovëve e mbas pak tubimi përfundoi e turma u shpërnda. Sot po shoh se mediat e reagimet po fokusohen tek deklaratat e disa ambasadave të cilat apeluan kundër dhunës.

Protesta para bashkisë Tiranë është një kauzë jo thjesht e drejtë por edhe moralisht e pashmangshme. Nuk është një protestë antikorrupsion si të tjerat në kontekstin e banalizimit të megakorrupsionit nën pushtetin rilindist. Jo vetëm që kemi kryebashkiakun Veliaj nën hetim me urdhër gjykate për vepra penale të cilat janë direkt nën përgjegjësinë e tij; jo vetëm kemi të provuar gjyqësisht një shkallëzim fundor të korrupsionit ku ofiqari nuk kënaqet me rryshfet por merr 100% të fondit për vete duke kontraktuar kompaninë e tij.

Por 1: Kompanitë private të bashkisë kanë treguar një çnjerëzi ngjethëse: kanë zbuar dhjetëra familje nga banesat me sebepin se janë të dëmtuara nga tërmeti e duhet të shemben edhe kur teknikisht nuk ishte rasti. Kur familjarët kundërshtonin bashkia u priste ujin e dritat dhe i mësynte në banesë në orën tre të mëngjesit e i nxirrte përdhunshëm jashtë; madje edhe kur ishin me foshnje në krah. Shkaku ishte se tenderin e rindërtimit e kishte marrë kompania 5D. Policia bashkiake ka ushtruar rregullisht dhunë të tepruar fizike kundër fshatarëve që shesin fruta-perime. Motivi nuk qenka trotuarët e pastër por “eliminimi i konkurrencës” mbasi shefat e policisë bashkiake kanë regjistruar një kompani fruta-perimesh dhe duan monopolin e tregut.

Por 2: Kryebashkiaku Veliaj nuk ka dhënë sqarime për këto por ka mbajtur monologje boshe para dy-tre “gazetarëve” që e dëgjojnë duke tundur kokën me aprovim. Veliaj bllokon në shkelje të ligjit një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak të kërkuar zyrtarisht nga këshilltarët e opozitës. Kur rilindistët në Kuvendin e Republikës i mohuan opozitës të drejtat ligjore kjo e fundit protestoi duke ndezur flakadanë e duke përmbysur karriget. Nuk ishte pamje estetike po kauza ishte e drejtë. Dhe vendosmëria e vullneti i opozitës parlamentare fituan dhe korrigjuan në tërësi padrejtësinë. Ky vullnet e kjo vendosmëri duhen edhe sot e në vijim derisa të korrigjohen padrejtësitë e Veliajt.

Vetëm se në Kuvend nuk u rrezikua jeta e shëndeti i askujt; po kështu duhet të veprohet edhe në sheshin para Bashkisë. Në video duken se dje molotovët shpërthyen në flakë të mëdha që mund të kishin djegur policët e rreshtuar. Kjo është në parim e papranueshme. Aq më tepër kur oratorët theksojnë se “policia është me ne” dhe se e “vuan përbrenda hajdutërinë e bandës Veliaj”.

Ambasadat reaguan se duan stabilitetin e jo dhunën që sipas tyre mund të çojë në destabilizim. Mbase duan edhe demokracinë e shtetin ligjor në Shqipëri. Për këtë kanë investuar qindra milionë euro e dollarë me rezultat të diskutueshëm. Sidoqoftë zbulimi i korrupsionit të bandës 5D nuk do të  ishte i lehtë pa kapacitetet e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por ambasadat përfaqësojnë edhe interesa që nuk është e thënë që të jenë gjithmonë e plotësisht interesat e Shqipërisë. Mes tyre mund të ketë edhe McGonigalë ose cinikë.

Ndër deklaratat e djeshme spikaste njëra që i quante “vitale për demokracinë tubimet e protestat paqësore që kërkojnë veprim kundër korrupsionit” (ishte e ambasadës nga ku nuk priteshin këto fjalë).

Gjithësesi reagimi ndaj ambasadave ishte me tepri. Uroj të vijë ajo ditë kur të kuptojmë e pranojmë se të huajt mund të jenë dashamirës por nuk mund t’a duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët.Dhe të shohim përgjegjësitë tona pa u marrë me të tjerët. Euforia ksenofile e vitit 90 që vazhdon ende në fakt ka prodhuar një infantilizim psikologjik të shoqërisë dhe ka zbehur sensin e përgjegjësisë për vendimmarrjet e vështira por pozitive.

Prandaj në shënjestër të protestës e veprimit politik lipset të jenë keqbërës si Veliaj and co dhe më pak ose aspak burokratët vizitorë.

Previous Post

Drejtori tjetër që merr tendera dhe pasuri publike më qarkun e Elbasanit

Next Post

Tërheq qenin me makinë në periferi të Tiranës, tërbohet policia

droni

droni

Next Post
Tërheq qenin me makinë në periferi të Tiranës, tërbohet policia

Tërheq qenin me makinë në periferi të Tiranës, tërbohet policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.