Shoqëria civile ka protestuar sot para Ministrisë së Transportit kundër tarifës prej 5 euro të përcaktuar për automjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit. Ata e konsiderojne kete tarifë si anti-shqiptare, pasi frenon lidhjen mes Shqiperise dhe Kosoves. Përfaqësuesit e shoqërise civile kujtuan se automjetet e paguajnë taksën e rrugës përmes taksës se qarkullimit. Pervec saj, protestuesit deklaruan se udhëtareve nuk u ofrohet një rrugë dytësore ku mund të kalojnë pa paguar, e detyrueshme kjo për cdo aks rrugor me pagese.Pas protestës ata janë pritur në një takim nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto.












