• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Marrëveshja mes Shqipërisë e Kosovës, 9 muaj kalohet ‘pa viza’ në pikat kufitare

droni by droni
13 April, 2024
in Kronika, Kryesore
0
Marrëveshja mes Shqipërisë e  Kosovës, 9 muaj kalohet ‘pa viza’ në pikat kufitare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.

Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Jam shumë i lumtur që sot në këtë vend historik, të jem bashkë me mikun tim Ministrin e Brendshëm të Kosovës, z. Sveçla për të shkruar bashkërisht një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy shteteve tona. Nisur nga vullneti dhe angazhimi i përbashkët mes Qeverive të dy vendeve tona dhe mes dy Kryeministrave për të vijuar politikat për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve në Pikat e Kalimit Kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës drejt lehtësimit të plotë të kontrolleve në zbatim edhe të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, e nënshkruar kjo më 29 dhejtor të vitit 2018, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri ndryshues të këtij protokolli ekzistues, për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë Kukës të nënshkruar në 20 qershor 2022. Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë – Kukës për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona”, pohoi ministri Balla.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.

“Në vazhdimësi po thellojmë bashkëpunimin, jemi të vendosur për më shumë për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t’i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen burokraci zero, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë”, u shpreh ministri Sveçla.

Gjatë vitit 2023 janë regjistruar në hyrje përmes kësaj pike kalimi 1,445,204 shtetas shqiptarë dhe 4,430,161 shtetas të huaj.

“Shifra që flasin për dyfishim të lëvizjeve në këtë pikë kufitare krahasuar me vitin 2021. Duke marrë në konsideratë në përgjithësi fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve në këtë pikë, si dhe po ashtu duke marrë në konsideratë situatën e veçantë gjatë sezonit turistik veror dhe sezonit turistik dimëror, sepse unë mendoj që duhet t’I japim një shtytje edhe sezonit dimëror, duke përfituar në fakt edhe nga bukuritë natyrore që ofron Kosova. Në këtë aspekt përmes kësaj marrëveshje do të shmangim radhët e gjata dhe do të lehtësojmë kushtet e udhëtimit të qytetarëve tanë. Uroj dhe mendoj që shpreh të njëjtin mendim me mikun tim ministrin Zveçla, që këtë sezon mirëpresim më shumë motra dhe vëllezër kosovar duke i garantuar që nuk ka asnjë pengesë të asnjë lloji në kufi. Të dy së bashku do të punojmë gjithashtu për rishikimin e protokolleve të tjera sapo kemi diskutuar në zyrën time në Ministrinë e Brendshme edhe protokolle të tjera për pika të përbashkëta të kalimit me Kosovën ku do doja të theksoja pikën e kalimit kufitar në Valbonë, pikën e kalimit kufitar në Shishtavec dhe zona të tjera turistike për të lehtësuar turizmin dhe shkëmbimet e ngushta edhe më të ngushta midis dy shteteve tona, kjo pa lënë mënjanë masat e nevojshme për të luftuar krimin ndërkufitar dhe çdo formë tjetër të trafikimit të mundshëm”, tha ministri shqiptar. m.b

Previous Post

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat

Next Post

Djali i nëndrejtoreshës, tendera te ndërmarrja e mamit. Lidhja me Edi Ramën

droni

droni

Next Post
Djali i nëndrejtoreshës, tendera te ndërmarrja e mamit. Lidhja me Edi Ramën

Djali i nëndrejtoreshës, tendera te ndërmarrja e mamit. Lidhja me Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.