Policia ka asgjësuar 10. 120 bimë kanabis sativa ndërsa ka shpallur në kërkim kultivuesit e saj.Bima narkotike e llojit kanabis sativa u evidentua në një parcelë në fshatin Kalivaç të Tepelenës. Policia bëri të mundur asgjësimin e saj me anë të djegies dhe një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.











