Kallëzimi i AMP-s dhe insistimi i ambasadës amerikane zbuluan dhe faktuan ndërhyrjen tek TIMS përmes hetimeve të prokurorisë.
Prokuroria ka gjetur se pasi shkarkoi të dhënat e TIMS, Ervin Muça i kaloi ato në kompjuterin e tij. Para hetuesve Muça e ka mohuar.
Por ai është dekonspiruat nga pamjet filmike përreth ambjentit ku ruhen të dhwnat e TIMS.
Sipas prokurorisë Muça paraqet rrezikshmeri shoqwrore, prandaj duhet ti hiqet aksesi nga të dhënat e policisë dhe prania në zyrë.
Pas masës së sigurisë Muça u pezullua edhe me urdhër të Muhamet Rrumbullakut.
Muça është rekrutuar në polici kur ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.r.k












