• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NAZMI HOXHA/ Ekspozitë në COD me pikturat e përzgjedhura të piktorit të spikatur, prezanton kryeministri

droni by droni
9 April, 2024
in Kryesore, Kulture
0
NAZMI HOXHA/ Ekspozitë në COD me pikturat e përzgjedhura të piktorit të spikatur, prezanton kryeministri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri iu dedikuakëtë mbrëmje promovimit të artit të një prej piktorëve shqiptarë më  të spikatur, Nazmi Hoxhës, i cili jeton prej vitesh në New York. Një ekspozitë e veçantë prej 123 punimesh vjen përpublikun shqiptar e konceptuar si “ëndrrat brenda një ëndrre”.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht mik dhe njohës i artit tëNazmi Hoxhës, u shpreh në përshëndetjen e rastit se “Kjo rivënie në kontakt do t’i japë të gjithë atyre që e kanë ndjekur më parë pikturën e Nazmiut kënaqësinë e të rivënit në lidhje me një artist të rrallë, me një piktor me një gjuhë shumë të veçantë, me një mënyrë të të parit të sipërfaqes, të ngjyrave, të formave atipike dhe mbi të gjitha me një konservues shumë xhenuin të ajrit dhe të formacionit koloristik të vendlindjes së vet.”

Prezantimi i Edi Ramës:

Në fakt t’ju them të vërtetën, kur ndodh në pak raste si ky, që unë të jem këtu për dashurinë dhe kërshërinë ndaj autorit dhe pastajmë futet dhe kryeministri në mes, më duket vetja pak si në mes dy gjërave nga të cilat edhe kur unë dua të ndahem, nuk më ndajnë dot të tjerët.

Gjithsesi për mua në këtë moment është realisht kënaqësi dhe emocion si një mik i hershëm, por edhe si një ndjekës, nga të parët besoj të Nazmiut, të cilin edhe pse kam qenë i gjatë edhe kur isha më i vogël në një moshë ku distanca në moshë është shumë më e ndjeshme sesa distanca në moshë sot me dikë që është disa vite më i ri ose disa vite më i vjetër.

Më vjen jashtëzakonisht keq që sot mungon këtu një njeri i cili ka qenë energjia që na bashkonte me Nazmiun dhe ka qenë një, do thoja militant i flaktë i artit të Nazmiut, Agim Rada që e kujtoj me shumë nostalgji edhe pse është ndarë nga jeta, jo prej shumë kohesh edhe jam i bindur që është një mungesë që të gjithë ne bashkë pavarësisht se kemi secili dhe secila vendin tonë këtu, nuk e kompensojmë dot në raport jo thjesht me Nazmiun si person, por në raport me artin e Nazmiut.

E për të folur për artin e Nazmiut nuk është e lehtë, është një pikturë atipike e cila ka evoluar duke ruajtur gjithsesi atë brumin e vetë të parë, por për ata që nuk i kanë parë punët e Nazmiut në të shkuarën mund të them vetëm që ato kanë qenë përgjithësisht sipërfaqe që në një distancë prej disa metrash dukej sikur ishte një sipërfaqe e njëjtë, por pastaj duke u afruar zbuloje përmes detajesh shumë delikate një majë mali, një pemë, një dhi, një kalë e kështu me radhë.

E në atë kohë, kjo është arsyeja pse ju bëra përshkrimin e punëve sepse dua në njëfarë mënyrë të sjell këtu Gim Radën. Në atë kohë në shtëpinë e Gimit gjendej koleksioni më i madh i punëve të Nazmiut që ishin të varura në muret e shtëpisë nga të katër anët dhe një ditë më kujtohet që më thotë Gimi; nuk kam fjetur asnjë minutë, ka qenë një natë e tmerrshme me një mushkonjë që më vinte tek veshi më bënte një zhurmë si turjelë. Unë hapja dritën dhe nuk e gjeja. Mbyllja dritën, shtrihesha, vinte zhurma! Hapja dritën nuk e gjeja dhe derisa u zbardh dhe më kishte ikur fare gjumi, kur e shoh mushkonjën që pozonte si shqiponjë në një qiell blu të Nazmiut. Domethënë për t’ju fshehur këtij që donte ta kapte, mushkonja shkonte te piktura dhe bënte sikur ishte shqiponjë dhe kur ndizej drita dukej si shqiponjë.

Thënë ose kujtuar ky moment, që ka qenë një ndër shumë momentet e humorit të përzier me shumë rebelim të Gimit në të gjitha format unë dëshiroj që të kujtoj këtu që Nazmiu pas një periudhe të shkurtër në Shqipërinë e çliruar apo të ri pushtuar nuk e di, u largua dhe sot vjen për herë të parë pas shumë vitesh me një koleksion punësh të krijuara në një studio në shtëpinë në Amerikë e cila në njëfarë mënyre është një shtëpi ku ai ka mbledhur mesa duket nga pikturat të gjitha ato që ka marrë nga fëmijëria, të gjitha ato që ka marrë nga vendlindja e tij dhe pastaj i ka vendosur me durim dhe ditë për ditë nëpër telajot e tij.

Tani nuk dua të komentoj më shumë, s’dua as t’ju mbaj më gjatë. Më vjen shumë mirë që sot ka shumë njerëz dhe jam i bindur që një pjesë e tyre e rëndësishme kanë ardhur për të shuar një mall me Nazmiun, por edhe me pikturën e Nazmiut.

Unë vetë personalisht për një periudhë kohe isha i shkëputur nga vazhdimësia e krijimtarisë së tij dhe me shumë dëshirë dhe me shumë kuriozitet jam rivënë në kontakt pas disa kohesh dhe besoj që kjo rivënie në kontakt do t’i japë të gjithë atyre që e kanë ndjekur më parë pikturën e Nazmiut kënaqësinë e të rivënit në lidhje me një artist të rrallë, me një piktor me një gjuhë shumë të veçantë, me një mënyrë të të parit të sipërfaqes, të ngjyrave, të formave atipike dhe mbi të gjitha me një konservues shumë xhenuin të ajrit dhe të formacionit koloristik të vendlindjes së vet.

Nazmi, të falënderoj shumë për ardhjen këtu dhe për bujarinë me të cilën i ofrove kësaj hapësire pikturat e tua. Hapësira, ke të drejtë është e bukur nga pikëpamja e asaj që ofron për pikturën. Shpresoj që në fund fare të kthehesh i pasuruar nga kjo prekje e Shqipërisë edhe më shumë dhe pastaj më vonë, në të ardhmen të kemi mundësi të shohim të tjera krijime ne atë dhomën e kyçur të kujtimeve dhe të ëndrrave të tua. r.k

Previous Post

SALIANJI: Arrestimi i Muçës, suksesi i parë i komisionit për TIMS

Next Post

Mund të rrihen rëndë me grushte në BBV, në qendër të tensionit Heidi

droni

droni

Next Post
Mund të rrihen rëndë me grushte në BBV, në qendër të tensionit Heidi

Mund të rrihen rëndë me grushte në BBV, në qendër të tensionit Heidi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.